Opozita: Diplomacia kosovare ka pësuar debakël

Opozita e bashkuar kosovare ka theksuar se dështimi i diplomacisë kosovare në përpjekjen e tyre për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkencë, kulturë dhe arsim (UNESCO), është debakël i Qeverisë së Kosovës.

Lideri i “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se Serbia ka përdorur një fushatë agresive dhe raciste ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, është një fiasko e diplomacisë kosovare, e cila jo vetëm që nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme nga shtetet anëtare të UNESCO-s, por votën pro nuk kanë arritur ta marrin edhe nga vendet që e kanë njohur Kosovën. Kjo tregon se institucionet e Kosovës kanë dështuar, dhe ky është dështimi më i madh që nga krijimi i diplomacisë së Kosovës”, ka shtuar Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button