Palestina: E vërteta e një votimi të keqkomentuar

Shumë është diskutuar mbi votën e Palestinës dje kundër Kosovës në UNESCO, duke i dhënë llojlloj ngjyrimesh bukëshkalësie, sidomos nga njerëz që nuk ia kanë haberin çështjeve diplomatike, por dhe vetë realitetit të Palestinës duke u endur në përfytyrime që më pas shndërrohen keqdashësisht në reale.

Palestina nuk është anëtare e OKB-së, por është pjesëtare e UNESCO-s prej vitit 1990.

Që prej vitit 2012 kur Shqipëria ka abstenuar për Palestinën si anëtare e OKB-së, edhe qëndrimi i shtetit ende të panjohur botërisht ka qenë kundërshtim ndaj Tiranës dhe Prishtinës, sepse është dhe kundër aleancës së tyre me Amerikën që Palestina e konsideron si mbështetësen kryesore të Izraelit.

Por Palestina duhet marrë ashtu siç është edhe jo me koncept idilik. Gjatë regjimit komunist, Palestina ishte një nga aleatet më të ngushta të Enver Hoxhës, i cili e furnizoi me armë, municione, taktika luftarake dhe stërviti shumë pjesëtarë të OÇP-së së të ndjerit Jaser Arafat.

Vetë presidenti i sotëm, Mahmud Abas ka qenë në Shqipëri. Por ai është shkolluar në Moskë dhe është një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë. Qeveria e tij në Ramallah ka një performancë mjaft të lidhur me Moskën nga ku merr edhe këshilltarët, por edhe armët. Ndryshe është Hamas-i e ndryshe Al Fatah-u i Abas.mahmud abaz putin

Ai është një laik i shkolluar në Rusi, ku madje edhe qëndrimi i tij politik është marksist. Atëherë ç`lidhje ka këtu aspekti religjoz?

Presidenti palestinez, edhe pse ka të drejtë të emërojë të gjithë zyrtarët e tij në organizttat ndërkombëtare, ai nuk kontrollon gjithë territorin e vendit. Që nga lufta e vitit 1947 Palestina nuk ka pasur një qëndrim të qartë ndaj vendeve të Gjirit Arabik, por ka ndryshuar sipas erës që frynte kryesisht nga flugerat e Moskës.

Por këtu ka edhe një qëndrim parimor, të paktën të shpallur, nga zyrtarët palestinezë, që ata do të votojnë kundër ndaj çdo propozim-pranimi për ndonjë shtet të ri pa votuar anëtarësimin e shtetit palestinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

images (5)

Pra nuk kemi të bëjmë aspak me një qëndrim gjeopolitik të lidhur me aspektin religjoz; aq më pak, kush e njeh Palestinën duhet ta dijë mirë se ky shtet është një nga aleatët më të ngushtë të Vatikanit, i cili emëron direkt jo vetëm perlatët por edhe administratorët në Betlehem dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan, gjë që nuk e bën dot në Galilenë e administruar nga Izraeli.

Pra kemi të bëjmë thejsht me politikë të lidhur me fije të vjetra e të reja dhe jo me shortcut-e që analistët apo komentatorët tonë i bëjnë pa njohur apo lexuar gjeografinë dhe historinë.

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button