Kosova në UNESCO: Ja si votuan vendet arabe në lidhje me anëtarësimin

Pas votimeve të shteteve anëtare të UNESCO-s në lidhje me Kosovën, u pa se shteti më i ri evropian nuk u pranua për vetëm 3 vota, edhepse kishte 42 vota më tepër sesa mbështetësit e Serbisë, por ligji i UNESCO–s kërkon shumicë të përbërë prej dy të tretave. Si shkaku kryesor për mos pranimin e Kosovës në organizatën kulturore u paraqiten vendet arabe të cilët “paskeshin votuar pro Serbisë dhe kundër Kosovës”. Këtu kishte pak spekulime dhe të vërteta, por ajo që i karakterizonte mediat ishte se disa vende arabe paraqiteshin njëhere të votat pro, njëherë të votat kundër dhe më pas te abstenimet, duke treguar një amulli për votat e vërteta.
Për të sqaruar këtë ju sjellim shifrat zyrtare

Liga arabe përbëhet nga vendet të cilat kanë gjuhë zyrtare arabishten ose që ka popullësi etnike arabe. Gjithsej janë 22 shtete anëtare, edhe pse së fundi, për shkak të luftës civile, Siria është përjashtuar nga organizata.
Votat e mundshme për Kosovën ishin për anëtarësim, kundër, abstenim, por disa shtete nuk ishin prezent, që nënkuptonte votë të barazvlefshme me abstenimin.

Kush votuan pro sipas listës zyrtare të UNESCO?

Sa u takon votave të shteteve arabe ishin si vijon: 12 shtete votuan pro Kosovës dhe atë, Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Libia, Bahrejni, Xhibuti, Jordania, Omani, Somalia, Sudani, Jemeni, Emiratet e Bashkuara Arabe. Shpesh disa nga këta vende me pa të drejtë u paraqitën sikur votuan kundër Kosovës.

Votat kundër

3+1 shtete arabe votuan kundër Kosovës dhe atë: Libani, Maroku, Palestina dhe Siria. Kjo e fundit e përjashtuar nga Liga Arabe. Atëherë le ti analizojmë secilin në veçanti.

Siria – Dihet se në ç’gjendje ndodhet Siria. Kjo e fundit “kontrollohet” nga Rusia dhe falë saj mban pushtetin diktatori Assad. Që të shkojmë edhe më tej, Kosova dhe Shqipëria janë pozicionuar haptasi pro grupeve rebele, për të rrëzuar Bashar Al Assadin nga pushteti. Andaj vota e saj kundër kuptohet!
Palestina – Kur Palestina kërkonte votat për tu bërë shtet vëzhgues në OKB, 30.11.2012, atëherë Shqipëria përkundër lobimit turk për të votuar pro Palestinës, abstenoi duke ndjekur shembullin e aleatit strategjik Amerikën. Serbia në anën tjetër e përkrahu Palestinën për tu bërë anëtare vëzhguese. Menjë fjalë, sot, Palestina ia ktheu “borxhin” Serbisë.

Maroku- Mbretëria e Marokut ka një problem të ngjashëm si Spanja me Kataloninë dhe baskët. Provinca e Saharës perëndimore kërkon pavarësi nga Maroku, ndërsa kjo e fundit mundohet ta kontrollojë me çdo kusht. Mendon se njohja e Kosovës do shkaktonte trazira në këtë pjesë të territorit të saj, që është , jo pak, por sa një e dyta e Marokut.

Libani – Shteti multifetar, i ndarë në tresh mes sunive, shiitëve dhe krishterëve nuk është se ka qenë kundër Kosovës, edhe pse nuk e ka njohur. Këtu qeveritë shqiptare mund të punojnë më tepër për të bindur shtetin e mesdheut për të njohur Kosovën, pasi ka mundësi për ndryshime.

Vendet abstenuese ishin vendet e “tranzicionit”

Shtetet arabe që abstenuan ishin 5 shtete dhe atë Algjeria, që nuk ka njohur Kosovën, Egjipti, vendi që udhëhiqet nga Al Sisi ndërsa pavarësinë e Kosovës e njohu presidenti i burgosur, Muhamed Mursi; Iraku i trazirave civile dhe që nuk kontrollon mbi 60% të territorit të saj; Mauritania, që ka problemin e ngjashëm me të Marokut lidhje me Saharën Perëndimore, si dhe Tunizia që ndodhet në tranzicion dhe nuk ka njohur shtetin e Kosovës. Me të gjitha këto vende mund të ketë politikë më bindëse në votimet e ardhshme.

Një shtet që nuk ishte prezent në votim, prej vendeve arabe ishte Komoras, që ka njohur pavarësinë e Kosovës prej 14 maj 2009, para shumë vendeve tjera. Politika shqiptare duheshte të jetë më e vëmendshme ndaj shteteve prezente në këtë rast, pasi kjo mund të konsiderohet një votë e humbur prej neglizhencës.

Kjo tregon se në përqindje, vendet arabe votuan 12/22 për Kosovën ose 55%; 4/22 votuan kundër ose 18%; 5/22 abstenuan ose 22% dhe 1/22 nuk morën në votim, ose 4%.
Për krahasim vendet e Bashkimit Europian votuan 22/28 për anëtarësimin e Kosovës ose 78%, 3/28 abstenua dhe votuan kundër ose me përqindje i bie 11%. Këtu bënin pjesë Spanja, Slovakia, Qipro si dhe Greqia, Polonia dhe Rumania./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button