Chevrolet sjell Camaro COPO 2014

Chevrolet ka prezantuar modelin e ri të Camaro COPO 2014, gjatë panairit të veturave të modifikuara SEMA. I dizajnuar në NHRA dhe Super Stock, modeli i ri ka mbrojtës më të fryrë, pjesën e përparme më agresive dhe drita më të mëdha. Vetura gjithashtu ka karrige të reja sportive, grafikë të përditësuar dhe rrota të ridizajnuara. 

Nën kapak do të jenë të disponueshëm pesë lloje të motorëve, dy me 5.3 litra V8 supercharger dhe me 7.0 litra V8. Blerësit gjithashtu mund të porosisin modelin standard me 350 dhe 396 inç të motorit. 

Prodhimi i kësaj veture do të jetë i kufizuar në vetëm 69 njësi, dhe vetura e parë do të dal në ankand në janar të vitit të ardhshëm. Ndërsa paratë e grumbulluara nga shitja e kësaj ‘bukuroshe’, do ti shkojnë në ndihmë veteranëve të plagosur për të marrë pjesë në një maratonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button