Dorëheqja e Naços, Berisha: U përjashtua nga reforma në drejtësi!

Ish-kryeministri Sali Berisha, mendon se dorëheqja e Nasip Naços ka lidhje me reformën në Drejtësi. Sipas tij, shmangia që iu bë Nasip Naços nga reforma dhe zëvëndësimi me Fatmir Xhafën, është shkaku i dorëheqjes.

Largimin e Naços nga kabineti, Berisha e quan “shkerrmoqje e aleancës së qelbësirave”, në statusin e tij në Facebook.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha, në rrjetet sociale:

“Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te ‘aleances se qelbesirave’!

Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se ‘aleances se qelbesirave’. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! Sb”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button