Pendreku!

Sipas kalendarit pagan të shqiptarëve, që sot fillon dita e dimrit por qartas që sot fillon dhe muhabeti i 24 prillit, dita e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni. Në vendin tonë busulla nuk është pajisja e vetme për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor. Si pajisje tjetër e cila është përdorur qysh në kohën viktoriane, ekziston edhe pendreku.

Pendreku deri sot ishte në dorën e VMRO-DPMNE-së kurse që sot në dorë e ka partia e udhëhequr nga Zoran Zaev. Pas deklaratës së Spasovskit “pendreku shtetit”, se nuk do të ketë ndryshime në MPB, ndryshimi reflektohet menjëherë tek qytetarët. Nëse më herët janë përbetuar rreth flamurit, tani qytetarët përbetohen pas pendrekut, para jo se dhemb, vetëm mbrapa!

Aty ku është pendreku pas tij do jetë qytetari. Këtë vit si duket nuk do të përboremi por do të përbetohemi, dihet se kujt. Borë nuk ka as si duket nuk do të ketë por divergjenca po e bënë të veten.
Kur do vijë koha që shqiptarët ta marrin pendrekun në dorë, të mos nënshtrohen e manipulohen por të udhëheqim si burra ashtu si na ka hije. Si qytetarët maqedonas ashtu edhe politik-bërësit shqiptarë, do të orientohen pas hijes së frikës.

LSDM-ja nëse dëshiron përkrahjen e shqiptarëve dhe nëse thiret në emër të kontrollit të mirëfilltë në MPB, si hap të parë duhet ti rikthen në punë 7 policët shqiptarë, më të fuqishmit e më të përgatiturit në Njësitin për Intervenim të Shpejtë (EBR).

Shumë pak para se të ndodh rasti jonjerëzor në Kriva Pallankë, dy ministrat e saj, LSDM-ja i zgjodhi pikërisht nga Kriva Pallanka. Ministra nga vendi në të cilën nuk ka liri fetare ku ka fashizëm të kulluar, nga ai vend do të udhëhiqen dy ministri. Sërish godet pendreku! Shekulli 21, ende ka racizëm e fashizëm. Të përvilen krahët e t’i dëshmohet botës edhe njëherë se cka është toleranca.
As LSDM as VMRO-ja nuk janë kopsht me lule për shqiptarët, kopshti ynë të rregullohet dhe të kujdeset nga vet ne.

Të fillohet të punohet me të rinjtë, të edukohen e trajnohen e ti mësojnë që jo nesër e as pas një viti por pas disa viteve ata djelmosha të mençur e trima mos t’ju trembet syri nga pendreku, mos të bëjnë muhabete revolucionare nëpër kafene, se rezistenca nuk bëhet duke rrotulluar filxhanin e espresos por duke rrotulluar ti vet pendrekun tënd me duart tua të pastërta.

Ta kryejmë dhe detyrën e fundit kombtare, Maqedonia të lulëzon shqip të flitet shqip dhe nëpër tërë MPB-në mos të jetë e shënuar nëpër uniforma vetëm “полицијa” por edhe policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button