Nesër në 11:30, UNESCO vendosë për Kosovën

Nesër në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, do të merret edhe vendimi final për anëtarësinë e Kosovës në këtë agjenci.

Në agjendë, pikë e ditës për diskutim duke filluar nga ora 11:30, do të diskutohet për Kosovën nga 195 shtetet anëtare të UNESCO-s, transmeton Klan Kosova.

Për tu anëtarësuar në këtë organizatë, Kosova duhet të ketë 2/3 e votave të shteteve anëtare të pranishme në sallë.

Deri më tani Serbia ka zhvilluar një fushatë të fuqishme kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci, fushatë që është drejtuar nga Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Serbisë, kurse në anën tjetër Ministri i Jashtëm kosovar Hashim Thaçi, ka lobuar për pranimin e Kosovës në UNESCO e është zotuar se vendimi i kësaj agjencie, do të shkojë në favor të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button