Baraspeshimi i ideve

Patriotizmi nuk të bënë më pak fetar dhe feja nuk të bënë më pak patriot. Servilizmi nuk sjell rrespekt dhe të rrespektosh nuk do të thotë të jesh servil. As dashuria ndaj të huajit duke shkelur mbi tënden nuk të sjell dinjitet. Rrespekti nga të tjerët arrihet duke mposhtur ndjenjën e inferioritetit dhe duke rrespektuar veten.

Vëllazeri ka vetem brenda llojit dhe jashta saj mund të ketë vetëm miqësi. Pra shqiptarët mund të kenë miqësi me cilindo popull që kërkon raporte miqësore me ne, por vëllazëri vetëm me shqiptarin, pa dallim feje. Bashkimi sjell fuqi dhe përçarja sjell dobësi. “Përçaj dhe sundo” është doktrina që është përdorur më së shumti nga pushtuesit mbi shqiptarët dhe përçarja ka ndodhur në bazë fetare. Për këtë arsye, feja nuk duhet të identifikohet me asnjë shtet dhe asnjë shtet nuk perfaqëson një fe të caktuar. Në të kundërtën, mendimi i tille ndihmon në instrumentalizimin tonë në interes të shteteve të caktuara. Në këtë aspekt, më e debatueshme tek shqiptarët është Perandoria Osmane. Kur bëhet fjalë për Perandorinë Osmane, ekzistojnë shumë gabime konceptuale tek shqiptarët rreth kësaj çështje.

Duhet theksuar se, Perandoria Osmane dhe shteti i sotëm Turk janë dy gjëra të ndryshme dhe dallimi më i madh është sistemi politik. Gabimet ose meritat e perandorisë nuk duhet ti ngarkohen ose atribohen Turqisë. Nuk mund ta urrejmë Turqinë moderne për shkak të pushtimit Osman por as ta ndryshojmë historinë e mesjetës për shkak të Turqisë së sotme. Perandoria Osmane, si çdo perandori e asaj kohe, ishte me karakter fetar dhe duke qenë e tillë, çdo veprim i shtetit arsyetohej përmes fesë. Kjo krijon përshtypjen tek popullata se Perandoria Osmane përfaqëson fenë Islame dhe instrumentalizimi i popullatës nga shteti kishte si bazë këtë pikë. Sikur perandoria të ishte vetë feja dhe lufta për perandorinë do të nënkuptone luftë për fe. Në këtë rast, dashuria dhe devotshmëria ndaj shtetit Osman ndihej si detyrim fetar dhe ishte parësor kundrejt interesit nacional të shqiptarëve. Edhe pse vazhdon të jetë aktuale edhe sot te një pjesë e shqiptarëve, kjo ide është e dëmshme dhe duhet ndryshuar.

Pushtuesi mbetet pushtues, sa do tolerant të tregohet. Eshtë naive të mendosh se prezenca e ndonjë fuqie botërore në territoret shqiptare, sot apo në të kaluarën, ka qenë ose është për qëllime totalisht humanitare dhe pa interes. Secili shtet ka interesin e vet dhe kjo është shumë normale. Ne duhet të definojmë sakt se cili është interesi jonë në raport me shtetet me të cilat bashkpunojmë. Për të qenë korrekt, ne nuk duhet të urrejmë një popull për shkak të servilizmit tonë ndaj atij populli. Problemi qëndron tek ne. Turqia sot është aleat politik i shtetit shqiptar dhe aleanca me të është e domosdoshme. Kur bëhet fjale për kombin, interesi nacional duhet të jetë mbi të gjitha dhe për këtë arsye duhet bashkpunuar me gjitha shtetet të cilat bashkpunimi me to mund te jetë i dobishëm për ne.

Në politikë, aleati i dikurshëm mund të bëhet armik dhe armiku i dikurshëm mund të bëhet aleat. Të gjitha perandoritë e Ballkanit kanë qenë pushtuese dhe kanë sunduar shqiptarët, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e aleancave me shtetet pasardhëse të atyre perandorive. Ne mund t’i falim gabimet e pushtuesit të dikurshëm. Por të falësh nuk do të thotë të harrosh, sepse historia që harrohet është e dënuar të përsëritet.

Për të qenë faktor në politikën ndërkombëtare, duhet zhvilluar fuqia ekonomike dhe ushtarake, të cilave u paraprinë fuqia politike ose diplomatike e shtetit. Gjithmonë kombet e zhvilluara kanë sunduar popujt e pazhvilluar dhe asnjëherë e kundërta. Që një popull të jetë i pavarur fizikisht ose materialisht nga tjetri, duhet të jetë i pavarur dhe i pandikuar mentalisht. Pavarësia mendore arrihet përmes arsimimit të mirë. Robëria më e keqe është ajo mendore dhe njeriu më i padobishëm është ai me mendje të robëruar. Pra, edukimi sjell liri dhe injoranca sjell robëri. Edukim nuk do të thotë të kesh një diplomë. Diploma nuk të sjell dituri dhe i dituri jo gjithmonë ka diplomë. Nuk mund ta duash vendin tënd pa punuar për të. I edukuar është ai i cili punon për të mirën e vendit të tij dhe kontributi më i vogël që secili mund të bëjë është edukimi i vetëvetes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button