UNESCO, fushëbetejë e fuqive të mëdha me ‘pro dhe kundër’ anëtarësimit të Kosovës

Nuk po shihet si aspak e lehtë, por Kosova me çdo kusht po e synon anëtarësimin në UNESCO. E pjesë e përpjekjeve pro dhe kundër anëtarësimit të saj tashmë janë bërë edhe superfuqitë botërore, transmeton lajmi.net.
Përpos që 6 shtete që e kanë njohur Kosovën ende nuk i kanë prezantuar kredencialet dhe nuk do të mund të votojnë, janë edhe 15 shtete që nuk do t’iu lejohet të votojnë për shkak të obligimeve të tyre të pashlyera ndaj UNESCO-s.

Lajmi.net mëson se kjo gjë po e vështirëson edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por bashkë me delegacionin e Kosovës po lobojnë edhe tre fuqitë botërore, si SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, që Kosova t’i sigurojë votat e nevojshme për anëtarësim.

Në anën tjetër, edhe Rusia, Spanja, Serbia dhe shtetet me të cilat ato kanë kultivuar miqësi kohë të gjatë po lobojnë intensivisht kundër anëtarësimit të Kosovës, megjithatë deri tash gjithçka është e paparashikueshme dhe shumë pak vota do ta ndajnë anëtarësimin prej refuzimit të hënën.

Lajmi.net mëson se prej këtyre 15 shteteve, që për shkak të obligimeve të pashlyera ndaj UNESCO-s nuk do të mund të votojnë, 9 janë shtete që potencialisht do të votonin pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sepse e njohin shtetin e Kosovës. Ato janë Antigua dhe Barbuda, Republika e Afrikës Qendrore, Ishujt Komore, Libia, Shtetet Federale të Mikronezisë, Sao Tome dhe Principe, Somalia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, ato që nuk na kanë njohur dhe që nuk do të mund të votojnë për shkak të obligimeve të pashlyera ndaj UNESCO-s janë Gjeorgjia, Izraeli, Kirgistani, Sudani i Jugut, Taxhikistani dhe Venecuela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button