Rikthehet llogaria “NoKosovoUNESCO” në Instagram

Zyra e Studentëve në Mitrovicën e Veriut, kanë njoftuar rikthimin e llogarisë “NoKosovoUNESCO”, në rrjetin social Instagram. Llogari që shpërben për propagandë në kuadër të fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ditë më parë është mbyllur kjo llogari nga vet rrjeti Instagram pasi e ka cilësuar si faqe që shpërndanë fotografi me përmbajtje jo të përshtatshme, kurse sot nga studentët krijues është lajmëruar se faqja është kthyer nga vet Instagrami, transmeton Koha.net.

“Pas shkresës zyrtare që kemi dërguar në Instagramit, të shpjegojë se pse ata mbyllen për tonë, këtë mëngjes ne kemi marrë një falje zyrtare dhe njoftimin e administratës së kompanisë që urdhëron të kthehet faqja”, thuhet në deklaratën e studentëve, përcjell Blic.

Ata më tej thonë se do të mundohen me çdo kusht t’i shpërndajnë të gjitha fotografitë dhe imazhet tjera të objekteve të dëmtuara të trashëgimisë në Kosovë, gjatë vitit 2004.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button