BDI: Në Kriva Pallankë të respektohet diversiteti fetar e etnik

Pas mbajtjes së protestave dhe demolimit të një xhamie në Kriva Pallankë ka reaguar edhe partia në pushtet BDI, duke e vlerësuar se aktet e tilla nuk shkojnë në favor të ecjes drejt proceseve eurointegruese.

Liria për të besuar dhe për të shprehur pa kurrfarë presioni përkatësinë fetare, është një postulat civilizues i përfshirë gati në të gjitha Konventat ndërkombëtare që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim i konsideron të panevojshme tensionet në Kriva Pallankë, sidomos ato që janë të motivuar për të nxitur mosdurimin fetar në këtë mjedis. Kundërshtimi për ndërtimin e një objekti kulti të komunitetit fetar islam po ndodhë në një mjedis ku diversiteti fetar do të duhej të konsiderohen si pasuri e jo hendikep në marrëdhëniet midis njerëzve me identitete të ndryshme. Maqedonia është nën monitorim ndërkombëtar dhe ngjarjet e tilla nuk shkojnë në favor të ecjes së saj drejt proceseve eurointegruese. Apelojmë që të gjitha mosmarrëveshjet e karakterit ndërfetar e ndëretnik të zgjidhen në rrugë institucionale dhe përmes dialogut qytetar”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lexo:Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Kriva Pallankë, demolohet objekti ku myslimanët kryenin ritet fetare (FOTO)

Lexo: “Uniteti” reagon ndaj sulmit mbi objektin fetar në Kriva Pallankë

Lexo: QMBI: Organet e rendit ta zbardhin rastin e demolimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Muftinia e Kumanovës reagon për demolimin e xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Civil: E dënojmë ashpër protestën kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button