Shkolla shqipe në Opajë me dysheme të kalbura! (FOTO)

Shkolla fillore “7 Marsi” në fshatin Opajë, të komunës së Likovës është një shkollë tjetër ku procesi edukativo-arsimor realizohet në kushte jo të volitshme. Mungon hapësira e mjaftueshme për klasë, zyrë, bibliotekë, kabinet. Ndërsa në veçanti problem paraqet dyshemeja e vjetër, tashmë me vrima. Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për bibliotekë e kabinete. Shkolla ende nuk është furnizuar me drunj për ngrohje e tërësisht as me tekstet shkollore, që sipas drejtorit janë kërkuar me kohë. Nga ana tjetër kryetari i komunës konfirmoi se kërkesa e shkollave është përfshirë në projektin komunal, i cili do të realizohet në mars të vitit të ardhëm.

2

“Kemi bërë kërkesë për ndërrimin e dritareve, dyerve, dyshemesë dhe për vendosjen e nxehjes qendrore. Kërkesat tona janë përfshirë në projektin komunal për shkollat fillore dhe është çështje kohe se kur do të fillojë realizimi i projektit.” –tha drejtori i shkollës, Abdulla Saqipi. Ai theksoi se problem kryesor paraqet dyshemeja e vjetër, “Kur nxënësit vrapojnë ngritet pluhur. Ndërsa kur klasat nxehen nga dyshemeja shkaktohet një erë e pakëndshme. Kjo dysheme vërtetë paraqet problem për shëndetin e nxënësve dhe të të punësuarve. Prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre dhe ankohen vazhdimisht.” Sipas tij, tashmë prindërit kanë shprehur edhe gatishmërinë që vullnetarisht ta rregullojnë çështjen në rast se nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt.

Të punësuarit dhe nxënësit konfirmuan se dyshemeja është e papërshtatshme  dhe se ndonjëherë në klasë shoqërohen edhe nga minj, që sipas tyre dalin për shkak të dyshemesë së vjetër. “Shikoni ka vrima kudo! Në to ngecim shpesh derisa ecim nëpër klasë.”-tha një e punësuar. “Ndonjëherë ka minj nëpër klasë.”- shtoi një nxënës.

Ngrohja në shkollë bëhet me drunj. Shkolla ende nuk është furnizuar me drunjtë e kërkuara për këtë vit, ndërsa disponon me një sasi të vogël të drunjve nga viti i kaluar.

3

Drejtori në prag të pensionit sqaroi “Problem tjetër paraqet mungesa e hapësirës së nevojshme, për çka një paralele duhet të realizojë mësim në ndërrimin tjetër; 4 vite psikologia dhe drejtori kanë zyrë të përbashkët. Tani me një investim privat po e shtojmë një mini-zyrë;  Për shkak të mungesës së hapësirës, bibliotekën e kemi në klasë, kemi rreth 800 libra aty; Nuk kemi kabinete, ashtuqë edhe kabineti i informatikës është në klasë, ku nxënësit mësojnë tërë ditën. Po kështu është vështirë të mirëmbahen kompjuterët.”

Zyrat sanitare ndodhen jashtë objektit.

Në mungesë të sallës së sportit ora e arsimit fizik dhe shëndetësor realizohet në oborrin e shkollës. Mungon pedagog e defektolog, ndërsa të njejtët sipas të punësuarve janë shumë të nevojshëm.

Biblioteka
Biblioteka

“Nxënësit nuk janë plotësisht të furnizuar me tekstet shkollore, prej nxënësve të klasave 4-9 rreth 60% janë të furnizuar me tekste. Të tjerat janë duke i sjellur.”-tha drejtori, sipas të cilit kërkesa është bërë në kohë, por vonesa e sjelljes së librave paraqet vështirësi në realizimin e procesit edukativo-arsimor.

“Pavarësisht se nuk janë kushtet e volitshme, është shkolla më e pastër në komunë. Është kënaqësi që kolektivi është kompakt, kemi bashkëpunim të ndërsjellë dhe afërsi me arsimtarët. Ka atmosferë pune dhe suksese të dëshmuara, me pjesëmarrjen e arsimtarëve nëpër seminare dhe atë të nxënësve nëpër gara të ndryshme.”-tha Saqipi.

 

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku i pyetur se a ka projekt për plotësimin e kërkesave të shkollave fillore deklaroi: “Po, kemi projekt konkret për renovimin e të gjitha shkollave fillore të komunës, prej fshatit Llojan e deri në fshatin Nikushtak. Për këtë kemi angazhuar inxhinjer, i cili i ka vizituar shkollat dhe kemi hapur tender. Sot kemi pranuar kredinë prej 500 000 euro nga Banka Botërore. Brenda dy muajve do të nënshkruajmë kontratën dhe besoj se deri në mars të vitit 2016 ky projekt të përfundojë.”

Përndryshe në shkollën fillore ‘7 Marsi’ në fshatin Opajë vijojnë mësim 278 nxënës, në 18 paralele me nga 17-22 nxënës. Kuadri përbëhet nga 30 të punësuar dhe 7 nga shkolla të tjera, të cilët aty plotësojnë orë. Objekti i shkollës në fjalë është ndërtuar në vitin 1922 dhe janë akoma po të njejtat dritare, dyer e dysheme. Nën emrin “Marshall Tito” në vitin 1940 ishte shkollë për fshatrat: Opajë, Llopat, Reçicë, Lubidrag, Karposh dhe Rezhanoc. Deri në vitin 1965 ishte shkollë katërvjeçare, ku mësimi u zhvillua në gjuhën serbe e më vonë në atë bullgare. Vetëm në vitin 1965 mësimi filloi të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ishte shkollë e përbashkët me atë të fshatit Llopat e Sllupçan, ndërsa u pavarësua me emrin “7 Marsi” në vitin 2006./Portalb.mk

4

7

8

9

10

11

13

Zyrat sanitare
Zyrat sanitare

5

6

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button