“Ezani në vendet muslimane është simboli i së ardhmes”

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Görmez, në lidhje me ndalimin me vendim të gjykatës të këndimit të ezanit të mëngjesit (në namazin e sabahut) në 3 xhami të Qipros Turke, ka pohuar se “jemi në një dialog edhe me këshilltarin tonë në Qipro edhe me zyrtarët atje. Për këtë arsye mendoj se nuk është e drejtë që të niset edhe një debat për ezanin në lidhje me këtë”, raporton Anadolu    Agency (AA).

Görmez i ndodhur në qytetin Antalya për “Simpoziumin e 8-të Reisi İbrahim Bedrettin Elmalı të Çështjeve të Diyantit” të organizuar nga Universiteti Akdeniz, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndalimin me vendim gjykate të këndimit të ezanit me arsyetimin se “krijon shqetësime” në Qipron Turke.

Duke theksuar se Qiproja Turke ka qëndruar gjithmonë si një vend musliman Görmez ka deklaruar se: “Ezani në çdo vend musliman, është simboli i pandashëm dhe i rëndësishëm i të ardhmes dhe pavarësisë”.

“Qytetarët, vëllezërit tanë të Qipros faktikisht më kanë shprehur edhe mua reagimet e tyre. Nëse ky vendim i gjykatës është kundrejt ezanit atëherë ky nuk ka një vlerë ligjore, por nëse është diçka teknike në lidhje me zërin që nxjerr megafoni atëherë merren masat që të paraqitet në një mënyrë më të bukur për komunitetin. Ne jemi në një dialog edhe me Këshilltarin tonë në Qipro edhe me zyrtarët atje. Për këtë arsye mendoj se nuk është e drejtë që të niset edhe një debat për ezanin në lidhje me këtë” ka pohuar ndër të tjera Görmez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button