NORMAK INVESTMENT GROUP AD Tetovë

NORMAK INVESTMENT GROUP AD Tetovë, e cila është zgjedhur për Partner Privat në lidhje me Zhvillimin, Financimin, Menaxhimin dhe Kryerjen e punëve të themeluesit të zonës teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë (ZTIZH – Tetovë), shpall Konkurs për punësim, për nevojat e shoqatës.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë rezyme  në gjuhën angleze në e-postën vijuese: [email protected]

Kandidatët të cilët do të kualifikohen në rrethin më të ngushtë  do të thirren në bisedë. Afati i dorëzimit të rezymesë suaj është 10.11.2013

Përshkrimi i vendeve të punës

Menaxher

1. Përgatitja e planit të aktiviteteve për kompaninë prej 1 viti në të njëjtën kohë me revizionin,                                                  

2. Zbatimi i aktiviteteve për  vendimin e Bordit të Drejtorëve (fitimi i mjeteve financiare, buxheti, orari, fushëveprimi dhe dimensionet),

3. Raportimi i Bordit të drejtorëve,

4. Kontrolli dhe menaxhimi i aktiviteteve të kompanisë (qëllimi – ekonomia – rrjedha)

5. Delegimi i detyrave të punonjësve,

6. Menaxhimi, kontrolli dhe monitorimi i punëtorëve

7. Ndërmarrja e iniciativës së plotë

8. Marrëdhëniet me publikun në nivel lokal dhe kombëtar,

9. Në bashkëpunim me Kryetarin e Bordit të Drejtorëve, thërret mbledhje të rregullta

10. Përgatitja e buxheteve, analizave të qëllimeve.

11. Komunikimi në gjuhët lokale (maqedonase dhe shqipe) dhe në gjuhën angleze

12. Përgjegjësia rreth  marrëdhënieve juridike në bashkëpunim me Përfaqësuesin  ligjor të shoqatës

13. Bindja se praktikat e mira të kontabilitetit themelohen dhe mirëmbahen.

14. I autorizuar për të gjitha llojet e kontratave të cilat e  obligojnë Shoqatën në përputhje me instruksionet e Bordit të drejtorëve dhe Përfaqësuesit ligjor të shoqatës

15. Kontributi ndaj   marketingut me përpjekje  për tërheqjen e Përdoruesve të ri të ZTIZH -Tetovë

16. Përgjegjësi tjera nga statuti i shoqatës dhe Kontratës së menaxhimit.

———

         Arsim i lartë profesional

         Njohja e gjuhës angleze, maqedonase dhe shqipe

         Përvoja e punës prej 5 vite në menaxhim me shoqatat tregtare, 


Inxhinier

1. Përgatitja e Planit të aktiviteteve për zhvillimin e shpenzimeve ekonomike, zgjidhje optimale teknike / përdorimi i tokës,

2. Përgatitja e përmbledhjeve të infrastrukturës së rëndësishme, siç është energjia elektrike, uji dhe përçuerja,

3. Përgatitja e buxhetit për zhvillim,

4. Organizimi i tenderëve për ndarjen e punëve ndërtimore,

5. Pjesëmarrje në përgatitjen e kontratave për punë ndërtimore, konsultime dhe kontrata të tjera të ngjashme në bashkëpunim me Drejtorin gjeneral dhe Përfaqësuesin e shoqatës,

6. Të ndihmuarit e qiramarrësve të ardhshëm për zgjidhje teknike,

7. Sigurimi i shqyrtimit të detyrave operative dhe lidhja e Kontratave për kryerjen e shërbimeve. Përgatitja e buxheteve për punë

8. Ndihmë në marketing me përpjekje për tërheqjen e qiramarrësve të rinj

9.  Përgjegjësia për stafin teknik

10. Komunikimi në gjuhët lokale (maqedonase dhe shqipe) dhe në gjuhën angleze

11. Raportim deri te Drejtori dhe Menaxheri gjeneral
————————–

         Arsim i lartë profesional (inxhinier, arkitekt dhe të ngjashme)

         Njohja e gjuhës angleze, maqedonase dhe shqipe

         Përvoja e punës prej 5 vite në projekte ndërtimore – kompani ndërtimore ose aktivitete të ngjashme

Kontakt me tregun

1. Zhvillimi i planeve të marketingut, planeve strategjike dhe aktivitete për tërheqjen e qiramarrësve të mundshëm të ZTIZH Tetovë në bashkëpunim me Drejtorin ekzekutiv

2. Përgatitja e buxheteve dhe zbatimi i analizave të tregut të punës

3. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e ueb- faqes, broshurave dhe ngjashëm.

4. Përgatitja e çmimoreve në bashkëpunim me Drejtorin ekzekutiv

5. Krijimi dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave për qiramarrësit e mundshëm

6. Informues për qiramarrësit ekzistues dhe të mundshëm

7. Bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve të marketingut me Investoni në Maqedoni dhe të tjera.

8. Zbatimi i aktiviteteve të marketingut

9. Bashkëpunimi me Drejtorin ekzekutiv në bord

10. Komunikimi në gjuhën lokale dhe në gjuhën angleze

11. Përgatitja dhe mirëmbajtja e kontratave për qira në bashkëpunim me Drejtorin Ekzekutiv dhe Përfaqësuesin ligjor të shoqatës

12. Bashkëpunimi me Drejtorin ekzekutiv në lobim në nivel lokal dhe kombëtar

13. Kryerja edhe e detyrave tjera të cilat në mënyrë tipike janë të orientuara kah tregu

14. Raportimi deri tek Drejtori dhe Menaxheri

——————-

         Arsim i lartë profesional

         Njohja e gjuhës angleze

         Përvoja e punës deri 5 vite në Marketing, Analizë të tregut ose aktivitete të ngjashme

.



Lajme të ngjashme

Back to top button