Thaçi merr mbështetje nga Erdogan për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zv.kryeministër, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se me të kanë biseduar për procesin e anëtarësimin të Kosovës në UNESCO.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris. HTH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button