Instagrami mbyll profilin “Jo Kosovës në UNESCO”, çartën serbët

Rrjeti social, Instagram, e ka mbyllur profilin “Jo Kosovës në UNESCO” për shkak të përmbajtjes së rëndë. Kjo llogari në Instagram ishte hapur nga zyra studentore në veri të Mitrovicës në kuadër të fushatës kundër anëtarësimit në UNESCO.

Pas hapjes së llogarisë ka reaguar shpejt Instagrami duke e mbyllur atë për shkak të përmbajtjes jo adekuate, raporton Republika.info.

Kjo ka bërë që mediat serbe të dalin kundër Instagramit.

Sipas Nemanja Bishevac, njëri nga studentët që e udhëheqë këtë zyre në kuadër të fushatës, profili në Instagram është mbyllur me sqarimin se fotografitë e vendosura kanë përmbajtje shqetësuese.

Ai tutje ka thënë se qëllimi është që t’i mblidhen 200 mijë nënshkrime deri më 9 nëntor, kur pritet votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Ne jemi aktivizuar në të gjitha rrjetet sociale që të mbledhim sa më shumë njerëz që ta nënshkruajnë peticionin”, ka thënë tutje Bishevac.

Në fotografitë e vendosura në Instagram bëhet krahasimi i Kosovës me ISIS-in dhe shkatërrimin e monumenteve fetare nga organizata terroriste.

Kjo ka qenë e papranueshme edhe për Instgramin, kur dihet se forcat serbe gjatë luftës në Kosovë kanë shkatërruar me mijëra objekte fetare dhe të kultit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button