Petrit Selimi: Po luftojmë kundër shtyrjes serbe në UNESCO

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës deklaroi për KALLXO.com se qeveria e Kosovës po përballet me orvatjet e Serbisë për të shtyrë votimin për pranimin e Kosovës Në UNESCO.

“Serbia po përdor të gjitha mjetet procedurale për shtyrje apo anulim të kërkesës sonë”, tha Selimi.

Zëvendësministri tha se Ivica Daçiq ka kërkuar sot që të shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Fushata jonë nuk do të shpërqendrohet, do ta luftojmë votën eventuale për shtyrje”, deklaroi Selimi.

Krahas këtyre orvatjeve të shtetit serb, së fundmi Patriarku ortodoks serb Irinej tha se mund të përdoret forcë nëse Kosova i bashkohet UNESCO-s, një deklaratë që shkaktoi kritika të shumta edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button