Selimi: Më 9 nëntor në UNESCO na duhen edhe vota të shteteve që s’na kanë njohur

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha se tash është beteja kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai tha se janë duke lobuar shumë që vendi të jetë pjesë e UNESCO-së, megjithatë sipas tij, deri në fund të procesit nuk dihet asgjë

Ai tha për INFO BOX të TV Dukagjinit se për anëtarësimin në UNESCO duhen 2/3 e votave, që nënkupton se edhe disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të votojnë pro.

Selimi tha se Serbia është duke bërë një fushatë agresive dhe tejet negative kundër Kosovës. Ai bëri të ditur se Serbia ngjarjet e 2004-së po i kombinon me ISIS për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës.

Zëvendësministri tha se Serbia bëri kërkesë që Kosova mos të përfshihet në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, por dështoi me një kërkesë të tillë.

Selimi tha se përafërsisht janë 50 pika që do të diskutohen në Konferencën e Përgjithshme dhe beson se për Kosovën do të diskutohet më 9 nëntor.

Ai tha se mos pranimi eventual do të ishte një zhgënjim për Kosovën, por assesi nuk mund të quhet dështim.

Zëvendësministri tha se Kosova së shpejti do të aplikojë edhe në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button