Gratë rome kërkojnë gjinekolog amë në Shuto Orizare të Shkupit

Një grup grash nga Shuto Orizare e Shkupit kanë protestuar përpara Ministrisë së Shëndetësisë për faktin se për të shkuar në gjinekolog ju duhet të udhëtojnë në pjesë tjera të Shkupit sepse në lagjen e tyre nuk ka ambulancë, njofton Telma, transmeton Portalb.

Bëhet fjalë për rreth 800 gra të cilat përballen me këtë vështirësi dhe kërkuan  nga Ministria që të gjendet një gjinekolog i cili do të punoj në ambulancën e tyre kurse fondi të kontrollojë se pse paguajnë për shërbime të cilat do të duhet të ishin falas.

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, premtoi që kjo çështje do të zgjidhet dhe do të hapet konkurs për një gjinekolog që do të punojë në këtë lagje.

Ambulanca në Shuto Orizar nuk punon tashmë dy vite kurse protestueset janë skeptike sepse edhe pas pesë konkurseve nuk është gjetur gjinekolog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button