Debat me sektorin civil: “Pritjet, sfidat dhe hapat dhe ardhshme në Eurointegrime”

Para shpalljes së Raportit të këtij viti nga ana e Komisionit Evropian Strategjia për zgjerim dhe Raporti i progresit për Republikën e Maqedonisë, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua debat në temë: “Pritjet, sfidat dhe hapat e ardhshme në eurointegrime”, si pjesë e ciklit debatues ‘’BE bisedime’’.

Debati i  sotëm është pjesë e ciklit debatues “BE bisedime” në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në drejtim të realizimit të BE Agjendës 2015, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të dialogut në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, e udhëhequr nga parimet inkluzive dhe transparente në punën e saj.

BE bisedimet, kanë qëllim, përmes debati të hapur, profesional dhe konstruktiv, mes palëve të ndryshme shoqërore në tema dhe çështje aktuale, të kontribuojnë në kalibrimin e qëndrimeve të përbashkëta, udhëzime dhe sugjerime të cilat mund të çojnë deri në zgjidhje.

Në debat  pjesëmarrës ishin përfaqësues të shoqërive civile të cilët debatuan për pritjet e tyre në lidhje me  Strategjinë e zgjerimit dhe Raportin e ardhshëm të këtij viti  për progresin e Republikës së Maqedonisë, si mendimet dhe propozimet për kontributin në përfshirjen e vazhdueshme në proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP