Çerekfinale milionerësh në Kupën e Maqedonisë

Edhe këtë vit njëra nga dy konkurrentët për titull kampion Shkëndija dhe Vardari nuk do të kenë mundësi që të luftojë për titull të dyfishtë, pasi që shorti deshi që të takohen në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë.

Në anën tjetër Sileksi do të takohet me mbrojtësin e titullit Rabotniçkin, ndërsa në duelet tjera do të përballen Mlladost CD – Bregallnica dhe Makedonija Gj.P. – Horizont T.

Ndeshjet e para do të luhen me 25 nëntor, ndërsa ato kthyese do të luhen me 2 dhjetor. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button