Ditët vendimtare të betejës së Kosovës për UNESCO

Të martën në Paris pritet të fillojë sesioni i 38 i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-së, i cili do të zgjasë dy javë.

Në këtë sesion pritet të diskutohet edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

E muaji tetor ka qenë muaji i “luftës diplomatike” kryesisht në botën virtuale, më dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Serbisë, për të paraqitur argumentet e kundër-argumente për pranimin apo mospranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kosova, sikurse edhe Serbia, kanë hapur ueb-faqe për të promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës, secili në versionin e vet, transmeton koha.net.

Sipas informatave të deritanishme, vota për pranimin e Kosovës në UNESCO pritet të mbahet në seancën e 9 nëntorit.

Pala serbe ka shfaqur optimizëm në lidhje me rezultatin nga ky votim në favor të angazhimeve të saj. ku, sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, “rezultati do të jetë në favor të Serbisë”, ndërsa ka theksuar se “Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s përkrahu kërkesën e Shqipërisë dhe i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë.

Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button