Serbia me fushatë zyrtare në internet kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, bëri thirrje publike për bashkim në fushatën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ai bëri thirrje për shpërndarjen e kësaj fushate filmike ku sipas tij shfaqet shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

Në kanalin zyrtar në YouTube të presidentit serb, Tomislav Nikoliq, pak ditë më parë u publikua një film në lidhje me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, fushatë kjo e cila është pjesë e kampanjës së Serbisë në rrjetet sociale #NoKosovoUnesco.

Përshkrimi në video thotë: “Katër perla Botërore: Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, kisha e Graçanicës dhe Kisha e Zojës së Virgjër, janë ende në listën e trashëgimisë së rrezikuar kulturore të UNESCO-s. Sot, ata që kërkojnë pranimin në UNESCO, janë ata që i kanë rrezikuar këto objekte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button