Berisha: Sulmi me vezë ndaj Ramës, akt revolte i studentëve

Incidentin e ndodhur sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku kryeministri Rama u qëllua nga studentët me vezë, e ka komentuar edhe ish-kryeministri Berisha. Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se ky është një akt revolte i të rinjve kundër antireformës së qeverisë në arsimin e lartë.

“Sot studentet e Universiteteve te Tiranes, ne nje akt revolte te thelle gjuajten me veze te prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun qe ne nje akt urrejtjeje ndaj te rinjve mbylli me antireforemen e tij, dyert e universiteteve per te varferit e vendit. Me kete ligj, Edi Rama dekapitoi autonomine e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve te majme bllokoi gradat shkencore ne universitet publike per llogari te universiteteve te klienteles se tij private. Policia me dhune ka arrestuar tete sudente dhe keqtrajtuar shume te tjere. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen dhe terrorin shteteror ndaj studenteve, revolta e te cileve eshte shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Rames per arsimin e universitetet, i diktuar nen per nen nga universitete private, dhe kerkoj lirimin e studenteve te ndaluar”- shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button