Rosberg sundues i Meksikës

Piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg është fituesi i Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, njëkohësisht kampionin e botës, Lewis Hamilton.

Pasi humbi vendin e parë një javë më parë, kur Hamilton u shpall për të tretën herë kampion i botës, Rosberg nuk ka zhgënjyer në këtë garë duke i lënë të gjithë pas dhe duke qenë shumë pranë vendit të dytë në renditjen e përgjithshme, pasi Vettel nuk arriti të merrte asnjë pikë në Meksikë.

Një garë e gjitha për t’u harruar për Ferrarin, pasi dy pilotët e “kokëkuqes” nuk arritën në finishin e kësaj gare. Raikkonen dhe Vettel e mbyllën garën para kohe pas aksidenteve të pësuar gjatë saj.

Në podiumin e Meksikës u ngjit edhe Valtteri Bottas, ndërsa i katërti u rendit Daniil Kvyat.

Gara e parafundit për këtë sezon të Formula 1 do të zhvillohet në Brazil, ndërsa gara e fundit është ajo e Abu Dhabi më 29 nëntor 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button