Receta për cheesecake (VIDEO)

Kjo është një recetë e lehtë për cheesecake. Më poshtë mund të shihni recetën edhe videon:

Përbërësit:

3 vezë

120g çokollatë e bardhë

120g krem i zbutur gjathi (margarinë)

Numri i servimeve: 6

Numri i kalorive për servim: 230Kcal

Pajisjet e nevojshme:

Tavë e rrumbullakët për tortë, 15 cm

Mikser elektrik

Instruksionet:

Paraprakisht ngrohim furrën deri në 170C. Ndajmë të bardhën dhe të verdhën e vezëve, të bardhën e vendosim në një tas të madh. Lëreni tasin me të bardhën e vezës të ftohet në frigorifer derisa të jenë të gatshme për t`u përdorur (gjë që e bën merengën më stabile).

E thyeni çokollatën në pjesë të vogla dhe e vendosni në një tas të madh. E shkriejmë atë në kazan të dyfisht, mbi ujë të ngrohtë 60C. Pastaj i shtojmë kremën e djathit dhe i shkriejmë së bashku. Largoni tasin nga kazani, shtoni të verdhën e vezës dhe përzieni mirë.

Në një enë të madhe, përzieni të bardhën e vezës me mikser elektrik derisa të arrijë formën e fortë.

Shtoni 1/3 e merengës në brumin e rrahur të kremës së djathit dhe përzieni mirë me një lopatëz, shtoni pjesën tjetër të merengës pjesërisht dhe përzieni mirë.

Lyejeni letrën e pergamenës me vaj apo gjalpë, vendoseni në tavën e rrumbullakët. Derdheni brumin në tavë dhe lereni në masë që të lëshojë ajrin nga brumi.

Vendoseni tavën e tortës në një tavë pjekjeje. Vendosni ca ujë në tavën e pjekjes. Pjekni në 170C për 15 minuta, 160C për 15 minuta, dhe pastaj e ndaloni nxehtësinë dhe vazhdoni pjekjen me temperaturën që mbetet për 15 minuta.

Kur të përfundojë, vendoseni tavën e tortës diku që të ftohet tërësisht.

Mund ta servoni menjëherë apo ta ftohni në frigorifer para servimit! Në frigorifer do të forcohet, andaj më mirë është ta leni në temperaturë dhome për disa minuta para se ta servoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button