Arifi dhe Izairi ishin sërish tek ujësjellësi, ende nuk ka përfunduar puna

Kryetarja e komunësë së Tetovës, Teuta Arifi së bashku me ministrin e ekologjisë, Nuran Izairi sot nga afër inspektuan punët që janë duke u bërë për realizimin e projektit të ujësjellsit të Tetovës, të cilin qytetarët e presin më shumë se një dekadë.

Arifi sërish premtoi se “në një të ardhme të afërt ky projekt do të realizohet dhe qytetarët do të kenë ujë të mjaftueshëm nëpër venbanimet e tyre”. Dy zyrtarët thanë se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi me mungesën ujit të pijshëm në Tetovë, edhe pse para një muaji ata thanë se deri më tani punët do të ishin gati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button