Naomi Campbell praktikon agjërimin

Naomi Campbell mendon se secili duhet të “agjërojë një herë në javë”, pasi beson se kjo u ndihmon njerëzve që jetojnë më gjatë.

Modelja 43-vjeçare ka theksuar se secili njeri duhet të pastroj trupin e vet një herë në javë, dhe se agjërimi mund t’iu ndihmojë atyre të arrijnë këtë dhe të jetojnë më gjatë.

“Mendoj se secili do të duhej të agjëronte një herë në javë. Ne hamë gjëra të ndryshme gjatë javës, dhe për këtë mendoj se është mirë të pastrojmë trupin njëherë në javë”, ka deklaruar Campbell.

Lajme të ngjashme

Back to top button