“Kalldërma është jetë” gjallëron Çarshinë e Shkupit

Në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari dhe me mbështetje të  Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Çairit sot u mbajt manifestimi i dytë “Kalldërma është jetë” qëllimi i të cilit është që me projekte të biznesit dhe kulturore të kthehet shkëlqimi i njërës prej hapësirave më autentike të kryeqytetit – Çarshia e Shkupit si vendi i esnafit dhe bashkëjetesës, njofton TV 21.

Në fjalimin e tij ministri i Ekonomisë Bekim Neziri tha se esnafi i mban Çarshinë të gjallë, ndërsa karakteristika e saj kryesore është që ai është i bashkuar në diversitet.

“Prandaj i mbështesim projektet e tilla, Atë që e premtuat vjet, e realizuam këtë vit në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Siguruam mjete në vlerë prej 400.000 euro për rinovimin e dyqaneve gjegjësisht blloku 3, 2 i cili përfshin rreth 60 dyqane. Për secilin dyqan do të bëhet projekt i veçantë për konservim, sanim dhe adaptim të vitrinave dhe shkrimeve në dyqane. Me këtë rast, veçanërisht do t’i jepet llogari që të mos humbet autenticiteti dhe vlera kulturore e vetë objektit”, tha Neziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button