Intervistë me Agim Abdullahun, kampionin europian në Kickbox dhe MMA

Pëpos futbollit, shqiptarët po e dëshmojnë veten edhe në sporte të rrezikshme siç janë Kickboxi dhe MMA (Mix Martial Arts).
Dy herë kampion në Kickbox dhe dy herë në MMA, djaloshi nga Podujeva Agim Abdullahu i cili prej 22 vitesh jeton në Linz të Austrisë është kthyer të na flasë më gjatë për karierën e tij. Nga gjithsej 55 meçe, ai ka regjistruar 50 fitore dhe 5 humbje. Kulmin e karierës e arriti vetëm para disa muajsh kur Abdullahut iu deshën vetëm 45 sekonda për ta hedhur në dysheme kundërshtarin e tij serb Kristjan Golluboviç, ndeshje që u zhvillua në muajin maj të këtij viti në Vjen të Austrisë. Fitorja e tij bëri bujë të madhe si në mediat e vendit po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Si e filloi karrierën Agim Abdullahu dhe pse pikërisht më këto sporte luftarake sikur kickbox dhe MMA?

Sikur çdo fëmijë që e ka një ëndërr ashtu edhe unë e kam ëndërruar të merrem me sport edhe atë me sporte luftarake, asnjëherë si kam dashur sportet tjera mirëpo gjithmonë i përkrahi.

Kur e keni realizuar ndeshjen e parë dhe me çfarë rezultati?

Ndeshjen e parë e kam realizuar në vitin 2000 në Austri në kickbox dhe kam fituar me nokaut (K.O).

A keni marrë ndonjë ftesë nga federata e boksit të Austrisë?

Po kam marrë ftesë nga federata e boksit të Austrisë mirëpo s’kam dashur të ndeshem për kombëtaren e tyre.

Cili është synimi i yti për të ardhmen?

Synimi im është që të bëhem kampion bote në MMA dhe ta përfundoj karrierën time sikur kampion bote.

Sa tituj ke fituar deri tani dhe në cilat kategori?

Deri tani kam fituar gjithsej 5 tituj, 2 në kickbox, 3 në MMA. Në 2005 kam fituar titullin në kickbox në kategorinë 85 kg, në 2006 me ofruan të ndeshem për titullin e Europës ku aty fitova, pastaj dola në MMA ku po atë vit pra në 2006 fitova titullin. Në vitin 2008 më ofruan të ndeshëm me një luftëtar shumë të fortë në atë kohë, ku edhe atë e fitova me nokaut në raundin e parë, ndërsa këtë vit fitova titullin ‘Gladiator Fight Night Championship’ në Vjenë.

Çilat kanë qenë vështirësitë që i ke përjetuar deri në nivelin që e ke arritur?

Si çdo sportist, çdo fillim është i rëndë, mirëpo kur ke vullnet gjithmonë mundesh të arrish atë që dëshiron por duhet shumë punë.

Meçin e fundit që e keni pasur më 9 maj në Vjen me serbin Kristijan Golubovic, ka pasur disa zëra se i keni ofruar një shumë të madhe parash për të fituar meçin, është përfolur se ka qenë meçi i shitur. Çfarë ka të verëtetë në këto zëra?

Fleminderit për këtë pyetje (qesh), e kuptoj shumë mirë Kristijan Golubovicin për humbjen se ka pësuar nga një shqiptar dhe nuk është e vërtetë se i kam ofruar unë atij një shumë të madhe parash. Unë jam sportist dhe kam mbi 55 meçe në karrieren time.

Na tregoni pak për jetën e një sportisti në Austri. Çilat janë privilegjet, anët pozitive apo negative?

Anë negative nuk ka, sigurisht që në Austri sportisti ka privilegje të mëdha sepse kushtet janë më të mira në krahasim me ato që janë në shtetet ballkanike prandaj edhe arrijnë suksese. Në Austri apo në shtete tjera europiane sportit i kushtojnë më shumë vëmendje dhe rëndësi e shumë më shumë kur bëhet fjalë për një sport të rrezikshëm siç është ky MMA.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Së pari ju falenderoj juve dhe portalin tuaj për hapsirën që ma jepni. E përshëndes familjen time që gjithmonë më ka përkrahur, e posaçërisht përshëndes nga zemra shokun tim nga Shkupi, Evren Dalipi që më ka ndihmuar dhe i ka menaxhuar punët e mia në meçin e fundit ndaj Kristijan Goluboviçit. Dhe për fund dua të përshëndes mikun tim të vjetër Bajram Rama, një njëri shumë i respektuar i cili ka qenë pjesmarrës në 3 luftëra./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button