Nurhan Izairi, i pyetur për ajrin, flet për ujërat

Tetova dje dhe sot është renditur e para në nivel botëror për nga ndotja e ajrit. Pas Tetovës vjen kryeqyteti i Egjiptit – Kajroja. Ndotësi më i madh i Tetovës dhe rrethinës është Kombinati Jogohrom, i cili punon pa filtardhe jashtë të gjitha standarteve ekologjike. Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi ëdhe pse është edhe vetë nga Tetova nuk ka marrë asnjë masë në këtë drejtim. I pyetur sot se si ndjehet që qyteti i tij është më i ndoturi në botë ai u përgjigj kështu:

“Sot kishim një takim siç e patë, e prezantuam studnimin, për trajtimin e ujrave të zeza për Qytetin e Shkupit. Është projekt shumë me rëndësi. Edhe ky është një projekt që pritet të gjendet formë dhe mundësi për realizimin e këtij projekti që të mbrojmë ujrat, gjithashtu edhe të mbrojmë ambientin”, tha ministri Izairi.

Sërish tentuam të marrim përgjigje më konkrete, por kësaj here Izairi ua hodhi fajin qytetarët, të cilë sipas tij duhet të jenë më të kujdesshëm në mënyrën se si ngrohen gjatë periudhës së dimrit, duke mos përmendur fare Jugohromin si faktor numër një ndotës për ajrin në Tetovë, raporton televizioni Era.

Pyetje: Ndërkohë që mbrojmë ujrat, ajri vazhdon të mbetet i ndotur, bile Tetova është e para në nivel botëror për ndotjen e ajrit?

Nurhan Izairir: I ftoj qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

Pyetje: Është vetëm faji i qytetarëve apo Jugohromi është faktori më kryesor?

Nurhan Izairi: Janë shumë faktor. Por një ndër faktorët kryesor është vetë qytetari. Unë, ju të tjerët, që të kemi kujdes me ngrohjen, cilin lloj të ngrohjes e kemi. Të kemi kujdes të respektojmë vendimet e kuvendeve komunale dhe të kryetarëve të komunave për komunikacionit për regjimin e komunikacionit, që ata shumë shpejt do e sjellin dhe të respektojmë atë. Po që e respektojmë atë atëherë do të kontribojmë shumë si qytetarë në mbrojtejn e ajrit dhe ambinetit jetësor.

Pyetje: A do të gjendet ndonjëherë zgjidhje për Jugohromin?

Nurhan Izairi: Po do të gjendet. Do të gjendet.

Nivelet shqetësuese të ndotjes së ajrit në Tetovë dhe disa qyetete të vendit disaherë i kanë bashkuar të gjithë qytetarët dhe organizatat ekologjike, por kurrë nuk është ndërmarrë asgjë. Indeksi i ndotjes në Tetovë dje ishte 101,22, ndërsa sot akoma më i lartë, 101, 35. Sa për krahasim në Stokholm të Suedisë indeksi i ndotjes është 10,80.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button