A mund të “përtërihet” dashuria e vjetër?

Dashuria e vjetër mund të përtërihet edhe pas disa vjetësh, pra nëse ju jepet rasti mos hezitoni – shansi i tretë vështirë se do t’ju ofrohet.

Të duash dikë sërish, pas ndarjes apo shkurorëzimit, pothuajse është e pamundshme, për shkak se ajo ndjenjë është e krijuar në idealizime, ndërkaq është e vështirë të idealizosh dikë që e ke njohur mirë. Kur është fjala për dashurinë është ndryshe. Të duash dikë do të thotë që për atë person të kesh mendim pozitiv. I duam ata të cilët na janë të rëndësishëm, të cilët i respektojmë, i nderojmë…

Dy persona nuk ndahen vetëm për shkak se nuk e duan më njëri-tjetrin, por edhe për shkak të shumë arsyeve të tjera: kanë koncepcione të ndryshme se si duhen të jenë lidhja apo martesa, si duhen edukuar fëmijët, si duhet të menaxhohet buxheti familjar…

Po qe se pas ndarjes, “pauzës”, arrijnë të përputhen lidhja apo martesa në vizionin e partnerit, marrëdhënia e tyre mund të përtërihet në mënyrë të suksesshme. Pajtimi mund të ndodhë edhe pasi që njëri ndër partnerët është dashuruar në dikë tjetër, ndërkaq me kalimin e kohës ka kuptuar se akoma nuk është shuar dashuria ndaj ish-partnerit apo ish-partneres. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button