Më 5 nëntor rekomandim i kushtëzuar për Maqedoninë

Më 5 nëntor Komisioni Evropian do të publikojë raportet e progresit për vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë. Maqedonia në këtë rrugëtim, duke pas parasysh krizën aktuale politike, do të merr rekomandim të kushtëzuar për anëtarësim në BE, merr vesh NOVA, transmeton Portalb.

Kushti do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe është e mundshme KE të bëjë edhe një raport kushtuar pikërisht kësaj marrëveshje në 6 mujorshin e parë të vitit 2016, transmeton Portalb.

Diplomatët kanë konsideruar se tërheqja e rekomandimit mundet të ketë pasoja negative për vendin dhe ekonominë e saj, dhe nuk do të ishte mirë për asnjë parti në Maqedoni.

Pritet që sot KE ta vërtetojë datën 5 nëntor për publikimin e raportit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button