Michael Jackson ka bërë një shpikje, ja sekreti i lëvizjeve që sfidonin gravitetin (VIDEO)

Lëvizjet në dukje të pamundura, që sfidonin ligjin e gravitetit, kanë tashmë një shpjegim. Përkulja në kënd 45 gradë, e cila shfaqet disa herë në video, është arritur edhe në skenë dhe kjo i ka bërë njerëzit shpesh të mendojnë se cili është truku që qëndron mbrapa.

Sekreti i këtyre lëvizjeve është një shtesë e këpucës brenda pjesës së thembrës.

Kjo pjesë mund të hapej në çdo moment dhe të mbërthehej pas një kunji në skenë, duke e mbajtur këpucën të fiksuar, ndërsa këngëtari përkulej përpara me të gjithë peshën e trupit.

Këto këpucë janë patentuar si shpikje në vitin 1992 nën emrat e Michael Jackson dhe Dennis Tompkins. Hileja ka funksionuar gjithmonë, me përjashtim të rastit të shtatorit 1996 në Moskë, kur gjatë një performace, lidhja e takës së këpucës me kunjin u shkëput.

Ylli i muzikës pati një aksident në skenë, por fatmirësisht pa pasoja. Këpuca ndodhet tani në Moskë dhe gjendet e ekspozuar në një prej filialeve të “Hard Rock Cafe”, pasi u ble në një ankand për 600 mijë dollarë, pak kohë pas vdekjes së këngëtarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button