Bartomeu: Messi deri në fund me Barcelonën

Të gjithë atyre që kanë sugjeruar se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona duhet t’u vijë turp. Presidenti i gjigantit katalan, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se ylli argjentinas do të mbetet në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është përgjigjur ashpër ndaj spekulimeve se Lionel Messi mund të largohet nga klubi, duke i quajtur ato të “turpshme”. Reprezentuesi argjentinas, i cili është jashtë fushës për shkak të një lëndimi të gjurit, spekulohet me largim nga Camp Nou. Ndërsa, mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi se në rast të ndarjes nga Barcelona, Messi mund të transferohet në Premierligë. Andaj, Bartomeu ka reaguar duke mohuar sugjerimet se 28-vjeçari është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi. “Njerëzit që thonë se Messi është duke u larguar nga Barcelona duhet të turpërohen. Messi është duke u rikuperuar për ndeshjen Real Madrid – Barcelona.

Ai shpreson të luajë në El Clasico, por lëndimet kanë ndikimin e tyre”, deklaroi Bartomeu për “8TV”. “Leo dhe babai i tij kanë thënë se nuk e imagjinojnë që ai të luajë për një tjetër klub. Raporti me familjen është shumë i mirë. Ne nuk jemi ende në fazën e negociatave, kur të vijë koha do t’i fillojmë ato”, u shpreh kreu i gjigantit katalan. Bartomeu ka sqaruar se Messi ka kontratë afatgjate në klub. Andaj, nuk sheh asnjë mundësi dhe dëshirë që ai të gjejë një skuadër të re pas përfundimit të këtij sezoni. “Ai ka kontratë edhe për tri sezone tjera. Messi është shumë i hidhëruar me gjykimin rreth taksave. Nuk është normale, informatat e publikuara për të. Nëse këshilltarët e tij kanë bërë një gabim, ata duhet të paguajnë si çdokush tjetër. Messi meriton të gjithë respektin që e ka”, theksoi Bartomeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button