Kontratat pa shpallje publike rëndojnë 22 milion euro

Në pjesën e parë të vitit 2013 në procedurë jo transparente, pa shpalljen e konkurseve, janë realizuara kontrata me vlerë 22.6 milion euro.


Rezultatet nga monitorimi i Qendrës për komunikim qytetarë për procedurat për të hyrat publike, tregojnë se institucionet, gjithnjë e më tepër kërkojnë nga firmat që të tregojnë se në tre vitet e fundit kanë pasur fitime. Sipas kësaj qendre, kjo është në kundërshtim me ligjin për kushtet e firmës.

Gjithashtu të dhënat tregojnë se problemi me konkurrencën e vogël të tenderëve fiton në intensitet, duke rritur numrin e tenderëve ku kontrata nënshkruhet vetëm më një firmë që bënë ofertën.

Sipas analizës së Qendrës për Komunikim me Qytetarët, institucionet  shfrytëzojnë elemente për vlerësimin e ofertave të cilët nuk garantojnë zgjedhjen e ofertës më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button