Ostreni: Të dënohen ata që na sollën në këtë gjendje

“Të gjitha thuan se atje po marrin pjesë katër parti, ndërsa unë them se atje po marrin pjesë dy anë. Në njërën anë janë VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, ndërsa në anën tjetër LSDM-ja. Prej këtu del thënia se BDI-ja është vasal i VMRO-DPMNE-së. Zgjidhje është nëse njerëzit që janë fajtor ikin, nëse e duan Maqedoninë, por unë mendoj se më shumë e duan vetveten sesa Maqedoninë”, kështu është shprehurnumri një i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni në intervistën e tij dhënë për REL.

Sipas tij, në këtë situatë në të cilën vijnë përsëri ndërkombëtarët të na tregojnë se çka të bëjmë, përsëri do ta bëjmë gabimin e njëjtë nëse nuk dënohen ato që e kanë sjell Maqedoninë në këtë gjendje.

“BE-ja dhe amerikanët janë këtu, nuk do të vinin ata këtu për një problem të vogël, ky është një problem i madh i Maqedonisë, pasi që ne jemi vazhdimisht minoritet në politik. Ne zihemi dhe ata tani vijnë për të na qetësuar dhe treguar rrugën se ku duhet të shkojmë”, theksoi Ostreni.

Gëzim Ostreni gjatë prezantimit të partisë së tij Uniteti është zotuar se partia e tij, e cila i përket qendrës së majtë, do të bëjë përpjekje për të sjell një koncept të ri liberal demokrat në Maqedoni dhe do të luftojë për konceptin qytetar në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button