Ndeshjet e të dielës në ligat më të forta

E diela e Serie A vjen me sfidat më të rëndësishme të javës së 9-të me protagonistë emra të mëdhenj si Juventus, Milan, Roma, Lazio e Napoli.

Në orën 15:00, luhen njëkohësisht Juventus – Atalanta dhe Milan – Sassuolo. Në “Juventus Stadium”, bardhezinje e Massimiliano Allegrit nuk kanë rrugë tjetër veç fitores për të dalë sa më parë nga spiralja e rezultateve aspak të kënaqshme në këtë fillim sezoni, që e kanë pozicionuar kampionen në fuqi të Serisë A në pjesën e poshtme të tabelës, vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë. Allegri është vënë ne qendër te kritikave për mosaktivizimin e shpeshte te Dybala, ne një kohe qe faza sulmuese vijon te mos ketë efikasisitetin e duhur.

Edhe në sfidën e “San Siros” në qendër të ciklonit të kritikave është Sinisa Mihajloviç, që në rast dështimi për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Saussuolos por edhe kundër Chievos në mesjave, mund të shkarkohet nga detyra, sinjal që tashme është thëne nga presidenti Silvio Berlusconi.

Në “Artmemio Franchi” përballen dy skuadra kryesuese që luajnë ndoshta futbollin më të bukur në Serinë A dhe që ndahen me vetëm një pike nga njëra-tjetra. Një rivalitet historik që këtë radhe ndizet edhe më shumë nga pozicioni thuajse i njejtë në klasifikim. Skuadra “vjollce” kërkon të korrigjojë diçka nga ai hap fals i javës së kaluar me Napolin në “San Paolo”, ndërsa verdhekuqtë nuk dëshirojnë të prishin serinë e fitoreve radhazi që kanë arritur në 3 takimet e fundit në kampionat.

Jo më pak interesante është edhe përballja e “Olimpicos”, Lazio – Torino, me skuadrën e Piolit që kërkon të kthehet te suksesi pas humbjes me Saussolon në transfertë. Chievo – Napoli ul siparin e javës së tetë të Serisë A, që mund të sjellë ndryshime në renditje por edhe ridimensionin të objektivave të Juventus dhe Milan, që për momentin janë larg pretendimeve për titullin kampion.

Ndërkohë në Spanjë, Barcelona do të presë në orën 18:15 në “Camp Nou” modestet e Eibarit, që kanë befasuar në këtë fillim sezoni duke humbur vetëm 1 nga 8 takimet e para në La Liga. Katalanasve nuk u falet asnjë hap i gabuar në këtë 90 minuetesh, edhe pse vazhdojnë të mos kenë shërbimet e Lionel Messit. Atletico Madrid – Valencia, që nis në orën 20:30, është një nga sfidat më të nxehta të kësaj jave në La Liga, pasi përballen dy rivalë të drejtpërdrejte për zonën Champions. “Los Colchoneros” në “Vicente Calderon” nuk mund të lënë pikë ndaj valencianeve, aq më tepër që në impiantin e dytë përballë skuadrave te mëdha Real Madrid dhe Barcelona kane grumbulluar vetëm një pikë.

Nga Bundesliga, 2 sfidat e mbetura të javës së 10-të, Borussia e Dortmundit – Augsburg, që nis në orën 15:30 dhe Borussia e M’Gladbach – Schalke 04, që starton dy orë më pas. Në “Signal Iduna Park” verdhezinjtë e Thomas Tuchel synojnë të ruajnë pozitat në vendin e dytë, që kërcënohet pikërisht nga Blute Mbretërorë, që do të synojnë të ndalin serinë prej katër fitoresh radhazi te Gladbahut.

Nga kampionati francez në orën 17:00, Lille-Marsielle dhe në orën 21:00 Paris Saint Germain – Saint Etienne.

Sot luhet edhe një derbi shumë i nxehtë dhe që sjellë gjithmonë interesim të madh edhe tek shqiptarët nga Maqedonia, pasi që kemi mjaft tifozë të dy skuadrave më të mëdha turke, Gallatasaray dhe Fenerbahçe. Ky duel që mundë të themi ka filluar ditë më parë jashtë stadiumit, pasi kishte shumë incidente të tifozëve, do të luhet sonte në stadiumin e Fenerbahçes “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll. Dy ekipet janë me pikë të barabarta dhe janë në ndjekje të Beshiktashit që për momentin mbanë kreun me dy pikë më shumë. Ndeshja Fenerbahçe – Galatasaray luhet sonte në orën 17:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button