Robert De Niro do të luajë rolin e diktatorit serb Sllobodan Millosheviç në një film të ri hollivudian

Filmi temë kryesore do të ketë kriminelin serb Zheljko Razhnjatoviç- Arkan, i njohur për krimet në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. De Niro ka shfaqur interes për të luajtur këtë rol. Sipas tyre, emri i filmit do të jetë “Kërcimi i Tigrit”, kurse rolin e Millosheviçit ka gjasa ta luajë Robert De Niro.
Ende nuk dihet kush do të luajë rolin e Arkanit, por thuhet se kanë qenë të interesuar disa aktorë serbë. Rolin e bashkëshortes së Arkanit, këngëtares serbe Ceca, mendohet se do ta luajë aktorja e njohur Eva Mendez, shkruan Mapo.
Xhirimet do të fillojnë në vitin 2016 në Serbi, Suedi, SHBA dhe në Mal të Zi. Buxheti i filmit do të jetë 7.5 milionë Dollarë, kurse producentët shpresojnë se do të arrijnë sukses të madh në tregun e Evropës Lindore dhe në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button