Tetovë, ndërtimet (jo)legale, zhdukin hapësirat publike

Zgjerimi i ndërtimit të objekteve në Tetovë gjithnjë e më shumë po i ngushton hapësirat publike. Shkelja e standardeve për ndërtim ka detyruar  banuesit e këtyre ndërtesave  të parkojnë veturat e tyre nëpër trotuare.

Ekspertët  thonë se miratimet e lejeve për ndërtim  janë dhënë një mënyrë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë për të mbushur buxhetin komunal.

Lejet e miratuara për parkim, investitorët i shfrytëzojnë për të ndërtuar të paktën edhe një hyrje tjetër të ndërtesës, krahas asaj kryesore. Mos respektimi i i lejeve të miratuara për ndërtim nga ana e investitorëve, nuk krijon problem vetëm në uzurpimin e hapësirave urbane për shkak të mungesë së vend parkimeve, por edhe në mosrespektimin e lartësisë së strukturës. Lejet e mara për një ndërtesë pesë katëshe nuk respektohen dhe ndërtesa shpesh arrin numrin e tetë kateve.
Profesor Enis Jakupi, thotë se e gjithë kjo mund të parandalohet, nëse organet kompetente bëjnë kontrolle gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore. 

Jakupi, thotë se rregullativat ligjore të ndërtimit, duhet të ndryshohen dhe të bëhen sipas standardeve evropiane.

Vetëm gatë disa viteve në Tetovë janë ndërtuar me dhjetëra objekte në qendër të Tetovës. Shumica e këtyre objekteve është ndërtuar pa përmbushjen e standardeve të duhura, por në asnjë objekt nuk janë ndaluar punimet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button