Mesiq: Serbia s’mund të bëjë gjë me Kosovën

Për Serbinë do të ishte mirë sikur sërish t’i kthehej industrializimit dhe aranzhimit të kapitalit të jashtëm, ka thënë ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Kur është pyetur për Kosovën, Mesiq ka për javoren serbe NIN se ajo është vetëm çështje teknike dhe se Qeveria e Serbisë më nuk mund të bëjë asgjë, jo vetëm kjo e tanishmja, pasi asgjë nuk mund të bëhet më që nga momenti kur është krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton telegrafi.

I pyetur se përse shpirtërisht mbështet pavarësinë e Kosovës, Mesiq ka sqaruar që Kosova ka pasur autonominë pas Luftës së Dytë Botërore, të cilën ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Miloseviq ia hoqi dhe provoi që në mënyrë brutale t’i shtyp shqiptarët, pasi ai terren i duhej për refugjatët serbë të Krajinës së Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button