Rama dhe Basha refuzojnë të takohen

Dy liderët e partive më të mëdha në vend kanë qenë të ftuar në ceremoninë e Festivalit të Filmit në Tiranë “TIFF”-“Tirana International Film Festival”. Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda ka mbërritur i pari në ceremoni, e cila po zhvillohet në ambientet e “Kinema Millenium”. Më pas ka mbërritur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kryetari Basha ka takuar në rreshtin e parë ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi dhe anëtarë të jurisë, ndërsa ka shmangur takimin e duarve me kryeministrin Edi Rama, i cili ishte gjithashtu në vendin e parë, nga ku i ndante vetëm një karrige.

Lajme të ngjashme

Back to top button