Gjenden 87 trupa të pajetë në Sahara

87 trupa të pajetë emigrantësh janë gjendur në shkretëtirën e Saharasë, në kufi të Nigerisë. 

Emigrantët mendohet të kenë vdekur si pasojë e etjes, pas prishjes së mjeteve të transportit, me të cilat po tentonin të kalonin kufirin.  

Një nga punonjësit e shpëtimit, Almoustapha Alhacen, thotë se trupat ishin të dekompozuar dhe pjesërisht të ngrënë nga çakejtë. 

Trupat e pajetë mendohet të jenë të emigrantëve që tentojnë të kalojnë nga Afrika Sub-Sahariane për në Evropë. 

Shumica e të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button