Deputetet futen me shami në Parlament

Tri deputete femra të mbuluara me shami nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) sot morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit turk.

Ligji i ri i cili ndalon diskriminimin e grave me shami ka bërë të mundur që deputetet të hyjnë në Asamble, përderisa këtë e kanë pasur të pamundur deri më tani.

Një gjë e këtillë shkaktoi tension ndërmjet partisë AK dhe Partisë Popullore Republikane (CHP), por kjo e fundit dje hoqi dorë nga paralajmërimi për të shprehur revoltën ndaj pjesëmarrjes se deputeteve me shami në Asamblenë e Përgjithshme.

Deputetet Sevde Beyazit, Gulay Samanci dhe Nurcan Darbulak vendosën për të hyrë në parlamentin turk dy javë më parë, duke ngjallur sërish diskutimet mbi çështjen e shamive. Ky debat u kujtoi turqve ish deputeten Merve Kavakci, e cila ishte dëbuar nga Parlamenti dhe ka humbur vendin e saj të punës në vitin 1999 – pasi u paraqit me shami në një nga mbledhjet e parlamentit,  shkroi ditë më parë portali Mesazhi.

Deputetet kanë vendosur të marrin pjesë në Parlament duke mbajtur shaminë dhe theksuan se tashmë kanë vendosur të ndjekin shtegtimin e tyre drejt politikës.

Çështja e shamisë ka qenë në axhendën e politikës turke për më shumë se tri dekada që kur ajo u ndalua në universitetet turke në vitin 1984. Që atëherë shumë përpjekje për të shfuqizuar ndalimin e mbajtjes së shamisë në institucionet shtetërore dhe universitete kishin dështuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button