Është rritur numri i këngëtarëve, por jo dhe kualiteti i muzikës

V.I.P. nuk është secili person publik, ndërsa artist nuk është secili këngëtar. Për të qenë artist duhet plotësuar kritere dhe është e pamundur që këto kritere të plotësohen “brenda natës” kështu për Portalb komentojnë artistët Agim Poshka dhe Shpend Latifi të cilët thonë se kohëve të fundit kemi parë një rritje të vazhdueshme të numrit të të rinjve që duan të merren me muzikë.

Pyetjes a është shtuar sot numri i të rinjve/të rejave që vendosin të merren me muzikë Agim Poshka iu përgjigj kështu: “Po dhe ky është një lajm shumë i mirë!, ndërsa Shpend Latifi deklaroi: “Numri i këngetareve dhe pseudo-këngetarëve është shtuar në mënyrë drastike, sepse teknologjitë e fundit e kanë lehtësuar këtë që ‘çdo i dyti’ njeri të bëjë një ministudio për inçizim dhe një aparat xhirimi për video, mirëpo në anën tjetër cilësia e prodhimit të artit bie çdo ditë e më shumë, r shkak se nuk ka cenzurime nga ana e mediave e as filtra që duhet kaluar derisa të plasohet një këngë.

 I pyetur a mendon se sot vetëm me një këngë individët po shndërrohen në të a.q. V.I.P. Poshka tha: Mbase bëhen të njohur me një këngë por Ballkan ka persona publikë dhe jo VIPa. Për të qenë një VIP duhet të kesh një jetë të izoluar nga bota e jashtme dhe të kujdesen njerëz për punën dhe sigurinë tënde. Personat publik këtu jetoj njësoj si njerëzit e tjerë, blejnë në dyqanet e njejtë dhe drekojnë në hapësirat e njejta si gjithë të tjerët. Diferenca është vetëm që ata janë të njohur më shumë.

Ka shumë njerëz sidomos në media që ngatërojnë personat publik me titujt profesional si psh Artsitë. Sot ndesh në media një kengetar/e që është bërë i/e njohur dhe e quan veten artist brenda natës. Titulli artist është grada më e lartë shpirtërore dhe profesionale që mund ta arrijë dikush që e do Artin dhe shumë nga ne nuk e kanë arritur atë gradë, duke përfshirë në këtë grup edhe veten.– deklaroi për Portalb Poshka.

I pyetur cilët veti e formojnë një këngëtar sot, ai tha: Janë disa, kryesorja është ndjeshmëria dhe aftësia që atë emocion ta dijë ta shpërndajë te tjerët në një formë elegante. Këngëtari duhet të ketë botën e vetë artistike në vete, e cila nuk do udhëhiqet nga shijet e masës por do guxojë të ofroj diçka origjinale edhe pse mund ta dijë që nuk do ketë impakt të lartë komercial.

Në rrethanat tona numri i VIP-ve është minimal, për këtë arsye jo çdokush mund ta quajë veten VIP, ndërsa nëse flasim më mirë me termin ‘artist i popullarizuar’ kemi mjaft, gjithashtu ka numër të konsiderueshem të artistëve të mirëfilltë e me kualitet. Ndërkaq, tregu është relativisht i vogël dhe për artistët e mirëfilltë është edhe më i tkurrur sepse përfitimet e tyre janë jo aq të mëdha për ta zhvilluar atë edhe më tej. Një këngëtar i mirëfilltë duhet të ketë zë të mirë, natyrisht; të ketë teknikë të mirë këndimi dhe paraqitje të mirë skenike. Këto janë kushte thelbësore për një këngëtar, pastaj janë anët teknike, ajo që sa e menaxhon veten, sa investon për kënge e klipe, etj.– tha Shpend Latifi, rreth pyetjeve të lartëpërmendura./Portalb.mk

Rreth kësaj çështje, lexo sqarimin sociologjik dhe filozofik: Avni Avdiu: Kohë kur Kallashi e mund edhe nobelistin, Ferid Muratin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button