Karateistët gati për Botërorin në Spanjë

Reprezentacioni i Maqedonisë në karate është duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare. Ky reprezentacion është i përbërë nga kadetët, juniorët dhe nga garues për grupmoshat U-21, në disiplinat lufta dhe KATA. Reprezentacioni nga 27 tetori po qëndron në Dojran, ndërsa përgatitjet pritet të përfundojnë në fillim të nëntorit. Përgatitjet janë duke i zhvilluar në  Qendrën sportive “Istatov”.

Në këto përgatitje janë tre seleksionuesit, Arlind Huseini për përzgjedhësit në U-21 vjet, Zharko Arsovski me karatetistët e kategorisë kadet, ndërsa Zllatko Dimovski te kategoria e juniorëve për KATA.

Deri në fund te këtyre përgatitjeve janë planifikuar 13 seanca stërvitore bazike dhe ato tekniko-taktike. “Duhet theksuar se për herë të parë Federata e Karatesë pranoi propozimin tonë që në ekip të kemi psikolog sportiv dhe dy fizioterpeut. Dy palët kanë bënë punën e tyre në mënyrë shumë profesionale, ku edhe jep motivimin e duhur tek abetaret e reprezentacionit. Jemi të kënaqur me punën dhe shpresojmë në suksese” tha seleksionuesi Arlind Huseini.

Shpresa më e madhe e reprezentacionit të Maqedonisë edhe kësaj radhe është Berat Jakupi nga i cili edhe pritet rezultati më mirë. Reprezentacioni i kadetëve, juniorëve dhe i gjeneratës U-21 në lufta dhe KATA do te udhëtoj për në Kampionatin Botëror të hënën me 4 nëntor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button