Vjedhësit nuk arritën të plaçkitin banesën e kryetarit të Kumanovës

Vjedhësit e kanë thyer rezen e derës dhe janë munduar të hynë në banesën e kryetarit të komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski.

Për fat të mirë në ato momente kanë parë fqinjët dhe vjedhësit menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vjedhësit janë munduar të plaçkitin në banesë rreth orës 13 dhe 14 derisa në banesë nuk ka qenë askush.

Damjanovski gjatë asaj kohe ka qenë në mbledhje në Shkup.

Nga policia thonë se sigurisht më shumë persona janë të involvuar në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button