Intoksikohen nga droga, banorët e Lazaratit përfundojnë në spital

Dhjetra punëtorë të hashashit paraqiten në dyert e spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës.

Intoksikimi nga mbledhja dhe përpunimi i lëndës narkotike në Lazarat, ka bërë që shumë njerëz, kryesisht gra të përfundojnë në dyert e këtij institucioni shëndetësor.

Të ardhurat e siguruara nëpërmjet punësimit nga kultivuesit e drogës për shumë familje në nevojë jo vetëm nga qyteti jugor, por edhe nga rrethe të tjera të vendit kanë kosto të lartë shëndetësore.

Mes pacientëve të intoksikuar nga hashashi ka edhe fëmijë. Burime të sigurta nga spitali rajonal i Gjirokastrës bëjnë me dije se 10-12 pacientë në 24 orë paraqiten në repartin e urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan “Balkanweb”.

Ndërkohë mësohet se asnjë nga pacientët nuk tregojnë shkakun e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, për t’u rikthyer sërish në punë, ku dhe sigurojnë bukën e gojës. http://www.albeu.com/shqiperi/intoksikohen-nga-droga-banoret-e-lazarit-perfundojne-ne-spital/130227/

Lajme të ngjashme

Back to top button