Vulini arrestohet, nëse vjen me uniformë

“Gjithmonë e kemi konsideruar që Vulin duhet të vijë si njeri, si njeri i civilizuar… Si njeri i paqes dhe në përputhje me standardet, me mesazhin e përafrimit, mirëkuptimit dhe ndihmës, por jo me uniform të paramilitarëve”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin BHT1.

Në pyetjen e gazetares që Ivica Daçiçi ka paralajmëruar vizitën në Graçanicë si vizitë fetare, por aty ka mbajtur fjalim politik, kryeministri Kosovar ka thënë që nuk aprovon vizita të zyrtarëve të cilët e “keqpërdorin në sensing politik apo në tentative për ndarjen e komunitetit serb brenda Kosovës”

Në pyetjen direkte, a do të arrestohet Vulin nëse qëllimi i vizitës së tij nuk është as humanitar e as fetar, Thaçi është përgjigjur:

“Vulin ka tentuar të hyjë në Kosovë si paramilitar, dhe është e qartë që kjo nuk lejohet. Nëse hyn ilegalisht, si paramilitar, unë do të sigurohem që ai të arrestohet dhe të ballafaqohet me ligjin”.

Vetëm disa ditë më parë Gjykata Themelore në MItrovicë ka shpallur urdhër arrest për Aleksandar Vulinin për kalim ilegal të kufirit. Pasi që paralajmëroi edhe pas kësaj disa herë se nuk frikësohet, por do të vijë sërisht në Kosovë, Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme, kategorikisht pat thënë: “Nëse Vulin hyn në Kosovë ai do të arrestohet”. Pritet të shihet të premten nëse ministri Rexhepi do të mban fjalën. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button