Pse fjalët “nënë” dhe “baba” tingëllojnë ngjashëm në shumë gjuhë?

Shumë fjalë që tingëllojnë ngjashëm mund të kenë kuptim krejtsisht të ndryshëm në një gjuhë tjetër. Por, fjalët mami dhe babi tingëllojnë ngjashëm në shumë gjuhë që nuk kanë lidhje ndërmjet vete.

Kështu, mami ka domethënien e njejtë në shumë gjuhë, ose ka fjalë të ngjashme, si nënë, nana, mama. Fjala për baba shpesh gjendet si “papa, baba, tata”.

Ky fakt nuk është mahnitës për gjuhët evropiane, si ato romane dhe gjermanike. Megjithatë, çfarë është me gjuhët si svahili, ose gjuha tagaloge dhe fjalët” mama”, “baba”, “nanaj” dhe “tataj”? Gjuha mandarine poashtu ka fjalët “mama” dhe “baba”. Eskimezët thonë “anana” dhe “ataata”, ndërsa në El Salvador përdoren “naan” dhe “tatah”.

Përgjigjia është tek foshnjet dhe mënyra se si ata fillojnë të flasin. Gjuhëtari Roman Xhejkobson ka zbuluar që foshnjet fillojnë të flasin duke artikuluar tinguj sikur “maah” dhe pastaj “papa,” “baba” ose “dada”. Kështu kanë fituar kuptimin e tyre fjalët për nënë dhe baba.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP